SHKODËR-Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar "At Gjon Karma" Gur i Zi bojkotojnë mësimin për një orë. Ata kanë zhvilluar një grevë një orëshe për shkak të mungesës së kushteve higjeno-sanitare. Shkolla sipas tyre është e amortizuar dhe shiu futet brenda.