Ora News - Vijon protesta e studentëve, Rama këmbëngul për dialog

2018-12-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Protesta e studentëve vijoi edhe gjatë ditës se dielë dukë shënuar kështu ditën e 13 të protestës së tyre. Si çdo ditë, studentët kanë bërë thirrje për plotësimin e kërkesave të parashtruara, duke refuzuar dialogun me kryeministrin.

Student: Unë kam marrë pjesë në protestë që ditën e parë. Do marrin pjesë në protestë sikur kjo të zgjatë me muaj, sepse kjo është kauza jonë. Studentët janë të vendosur t'i shkojnë deri në fund dhe janë të idesë për të bojkotuar derisa të plotësohen kërkesat.

Në rrjetet e tij social, Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje studentëve që të mos sillen si kreu i opozitës i cili nuk pranon dialogun. Ai solli në vemëndje edhe një protest të studentëve në SHBA, të cilët arritën marrëveshje me autoritetet përmes dialogut dhe transparencës.

Ndërkohë, protesta e studentëve është përkrahur edhe nga qytetarë të shumtë, të cilët i janë bashkuar protestës pasi kërkesat i duken të drejta.

"Unë kam punuar roje privat në Universitet dhe e di si janë kushtet. Studentët kanë të drejtë"

Refuzimi i dekanit Dhori Kule për takim me studentët, ka bërë studentët e Fakultetit Ekonomik që të kërkojnë shkarkimin e tij. Pas kësaj kërkese, rektori ka kërkuar takim me studentët në ditën e hënë në orën 11.

Në të njëjtën kohë, studentët kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vazhdim, duke nënvizuar se dita e hënë do të mbledhë bashkë edhe më shumë protestues me qëllim organizimin e një tubimi kombëtare.

#oranews #protestaestudenteve

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vijon-protesta-e-studenteve-rama-kembengul-dialog

Free Traffic Exchange