Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbledhja e parë e KLP do të zhvillohet të mërkurën në 19 dhjetor.
11 të zgjedhurit, 6 ish-prokurorë dhe 5 nga shoqëria civile dhe avokatia do të caktojnë kryetarin dhe më pas një nga vendimet e para që do të marrin është thirrja e kandidatëve për vendin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Ora News ka mësuar se ende nuk është caktuar vendi dhe ora ku do të zhvillohet mbledhja, pasi në takimin e parë që patën pas zgjedhjes, mes anëtarëve të KLP dhe përfaqësuesve të qeverisë pati një përplasje në lidhje me godinën ku do të sistemohen të zgjedhurit e qeverisë së gjyqësorit, që është dhe piramida më e lartë e sistemit të drejtësisë.
Qeveria ka vendosur që KLP, KLGJ dhe Inspektoriati i lartë të vendosen në një ambient pranë ish-shkollës së bashkuar, e cila ende nuk është gati, por aktualisht do përdoren ambientet e ish KLD ose sallat e Pallatit të Kongreseve.
Por ky vendim është kundërshtuar nga anëtarët e KLP, të cilët madje kanë propozuar që tu jepet godina e ministrisë së Drejtësisë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klp-mblidhet-here-te-pare-ne-19-dhjetor