Reshje shiu dhe ere e forte, probleme ne porte

2018-12-16 0

Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar probleme në portin e Durrësit. Prej dy ditësh është pezulluar dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre tregtare të tonazhit të ulët dhe të mesëm. Deti i dallgëzuar që arrin deri në 6 ballë, era e fortë dhe reshjet e shiut janë bërë pengesë edhe për aktivitete të tjera në portin e Durrësit.


Përpunimi i mallrave u ndërprerë vazhdimisht, ndërkohe që vështirësi kane hasur në lundrim anijet e mëdha tragtare si dhe tragetet e pasagjerëve. Këta të fundit, mbërritjen apo nisjen nga porti e kanë bërë me disa orë vonesë.

Si pasojë e reshjeve intesive të shiut, edhe disa rrugë të qytetit u përmbytën, duke krijuar kaos kryesisht në qarkullimin e automjeteve. Sipas sinoptikanëve, e diela dhe e hëna do të sjellin përkohësisht një ndërprerje të reshjeve të shiut të cilat pas të martës, do të jenë prezente në veriperëndim dhe në qendër të vendit. Edhe këto ditë të fundit të Dhjetorit do të mbyllen me temperatura 3-4 gradë mbi normalen.

Tv Klan

Free Traffic Exchange