Reshje shiu dhe ere e forte, probleme ne porte

2018-12-16 0

Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar probleme në portin e Durrësit. Prej dy ditësh është pezulluar dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre tregtare të tonazhit të ulët dhe të mesëm.

Deti i dallgëzuar që arrin deri në 6 ballë, era e fortë dhe reshjet e shiut janë bërë pengesë edhe për aktivitete të tjera në portin e Durrësit.

Përpunimi i mallrave është ndërprerë vazhdimisht, ndërkohë që vështirësi kanë hasur në lundrim anijet e mëdha tregtare si dhe tragetet e pasagjerëve. Këta të fundit mbërritjen apo nisjen nga porti e kanë bërë me disa orë vonesë.

Si pasojë e reshjeve intesive të shiut, edhe disa rrugë të qytetit u përmbytën, duke krijuar kaos kryesisht në qarkullimin e automjeteve.

Free Traffic Exchange