Gratë nga parti të ndryshme politike shqip" /> Gratë nga parti të ndryshme politike shqip"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gratë nga parti të ndryshme politike shqiptare u bashkuan 10 vjet më parë dhe arritën të lobojnë për 50 përqind përfaqësim në vendimmarrje. E një pjesë të mirë të suksesit e arritën nën logon e rrjetit Barazi në Vendimmarrje.
Prej 10 vitesh ato kanë harruar se cilës parti i përkasin dhe janë bashkuar në një grup. Lobuan për të fituar kuotën e 50% përfaqësim dhe ja dolën.
Gra dhe vajza nga parti të ndryshme politike u mblodhën 10 vjet më parë nën logon e rrjetit Barazi në Vendimmarrje, i cili u kurorëzua si një organizatë që përtej çdo ndasie politike, gjeografike apo profesionale arriti të bashkëpunojë për një kauzë madhore të përbashkët si fuqizimi i grave në vendimmarrje.
Mikaela Meredith, Drejtoreshë e USAID/Shqipëri ka shprehur mbështetjen për nismat e ndërmarra për barazinë gjinore në vendimmarrje dhe e ka falenderuar Rrjetin për kontributin në këtë fushë.
Mikaela Meredith: Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qënë gjithmonë aleate e fuqizimit të grave në vendimmarrje.Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e legjislacionit për barazinë gjinore, por gratë mbeten ende të papërfaqësuara mjaftueshëm në vendimmarrje. Rrjeti i Grave Barazi në Vendimmarrje ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e kësaj sfide dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është krenare ta mbështesë për këtë. Garantimi i zërit të grave në vendimmarrje nuk është vetëm gjëja e drejtë për t'u bërë, por edhe gjëja më e zgjuar për të ardhmen e vendit.
Kordinatorja kombëtare e Rrjetit, Edlira Çepani, foli për vështirësitë që hasën në këtë betejë për më shumë përfaqësim.
Çepani: Ku janë gratë?Ju doni 50% kuota, por ne nuk e dimë se ku janë gratë në parti politike nëpër rrethe të ndryshme. Ne që punojmë në terren e dimë shumë mirë se ku janë gratë, por ndoshta ju nuk e dini dhe nuk e shihni sepse gratë nuk promovohen mjaftueshëm.Numrin e grave në vendimmarrje e rritëm, kemi akoma punë për të bërë, por kemi bërë arritje historike.
Çepani theksoi se forca dhe suksesi i këtij Rrjeti qëndron tek bashkëpunimi përtej ndasive, për të qenë një zë i fuqishëm për barazinë gjinore në Shqipëri.
#oranews
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rrjeti-i-grave-barazi-ne-vendimmarrje-feston-10-vjetorin