Moderatorja e njohur Albana Osmani njihet për hiret e saj. Dhe pamja fizike duket se përveç favoreve, i ka shkaktuar edhe ?probleme?.
Gjatë emisionit ?Xing me Ermalin? ku ishte sot e ftuar ajo rrëfeu se është ngacmuar nga një burrë që i bënte masazh gjatë pushimeve në Turqi. Moderatorja shtoi se e ka goditur me shkelm burrin që i bënte masazh dhe se kishte kërkuar shkarkimin e tij, duke e quajtur manjak.
Ermal Mamaqi: Ke patur ndonjë moment që të ka prish punë pamja fizike?
Albana Osmani: Çdo femre i ndodh, nuk është e thënë të kesh një profil publik. Do të kujtoj një histori kur kemi qenë bashkë me pushime në Turqi.
Ermal Mamaqi: Ka qenë gallatë...
Albana Osmani: Shkuam për të bërë masazh, i lirë ishte një zotëri dhe u futëm në dhomë. Unë isha vetëm me bikini, isha rehat fare. Dhe filloi ai zotëria, oh, oh, oh dhe sa më lart ngjitej e bënte këtë. ?Sa vajzë e mirë? thoshte. Kur vajti afër vitheve e pashë një herë, e kuptoi ai. Pastaj u ktheva nga ana tjetër dhe e kisha përballë dhe ai filloi përsëri dhe sërish oh, oh,oh dhe unë se durova më, u ngrita dhe i futa një shkelm. Dola te recepsioni dhe jap urdhër të hiqet manjaku.
Ermal Mamaqi: Dhe ai nuk e pa më dritën e masazhit.
Albana Osmani: E lem me kaq...
Ermal Mamaqi: Sapo dole ti unë me vrap shkova te dhoma ku ishte Ami dhe pashë që ajo që po i bënte masazhin ishte grua./tvklan.al