Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e zonës së Unazës së Re kundërshtuan për të 42 ditë me radhë projektin që prish banesat e tyre.
Pas bashkimit me studentë para Kryeministrisë ata bllokuan pasdite sërish rrugën në zonën e Astirit.
Edhe kryetari, Lulzim Basha, ju bashkua basnorëve duke lënë për pak kohë Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Basha: Ftesa ime sot tek Unaza është ndaj çdo shqiptari: Solidarizim ndaj studentëve dhe t?u bashkohemi masivisht protestës së tyre për tu treguar së pari atyre dhe së dyti Ramës së nuk i lëmë vetëm, se së bashku me ata jemi më të fortë sesa tinëzia, makutëria, propaganda e tij mashtruese. Te Unaza e Re ka dhe një aferë tjetër, të cilën ne po merremi me shqyrtimin dhe gjetjen e dokumentave. Gjithë plani urbanistik këtu ka ndryshuar për të favorizuar krimin e organizuar.
Ndërkohë prishjet e ndërtimeve pa lejete Astiri kanë vijuar edhe këtë fundjavë për ti hapur rrugë projektit.
Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës që në orët e para të së shtunës ka vijuar me prishjen e disa objekteve që shërbenin për funksione biznesi të ndërtuara pa leje në vijën e parë anës rrugës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rezistenca-te-astiri-nxjerr-bashen-nga-kongresi-tu-bashkohemi-masivisht-studenteve