http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një pjesë e banorëve të Astirit që protestojnë prej më shumë se 40 ditësh për projektin e zgjerimit të Unazës së Re, I janë bashkuar këtë të shtunë edhe fizikisht protestës studentore. Qytetarët marshuan në këmbë nga Unaza e Re drejt kryeministrit, vendi ku po protestojnë tashmë të rinjte. Të veshur me jelek portokalli ata thërrisnin në kor ?Bashkimi bën fuqinë?, apo ?Jemi me studentet, studentet janë me ne?. Qytetarët protestues të Astirit disa ditë më parë uj përzune nga studentet kur tentuan të bëheshin pjesë e kauzës së tyre kur ishin mbledhur para Ministrisë së Arsimit. Por tashmë sic edhe e kanë bërë vetë të ditur, studentet e kanë hapur protesten e tyre për cdo qytetar apo grup që ka dëshirë ta mbështesë kauzen e tyre.