Humb jeten gazetari italian - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-15 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmi që tronditi Strasburgun mbrëmjen e së martës. Viktima e katërt është një gazetar i ri Italian, Antonio Megalizzi 28 vjeç, I cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në kokë. Ai ishte prej tre ditësh në gjendje kritike për jetën, por nuk ka mundur t?i mbijetojnë plagëve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg. Autori i masakrës së Strasburgut ku 4 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë mbetën të plagosur, 7 perj të cilëve në gjendje të rëndë, u ekzekutua nga policia franceze pas 48 orësh në arrati. 29 vjeçari Cherif Chekatt, u vra në zonën Neudorf gjatë një operacioni të gjerë të policisë, rreth 2 kilometra nga vendi i sulmit. Pasi kishte rënë në gjurmët e tij, policia kishte rrethuar të gjithë zonën. Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner, tha për mediat se 3 oficerë policie hapën zjarr dhe Chekatt u qëllua për vdekje. Pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg, siguria në Francë u rrit në nivelin maksimal. Edhe Gjermania e Zvicera forcuan kontrollet kufitare për shkak të dyshimeve se Chekat mund të kishte kaluar kufirin.Mediat franceze ndërkohë kanë zbardhur motivin e masakrës. Sipas tyre, 29 vjeçari me një të kaluar kriminale, kishte kryer sulmin në shenjë hakmarrjeje te vraret ne Siri.