Erdogan: Gazetari u tha vrasësve se nuk merrte dot frymë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-15 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan ka zbuluar detaje të reja nga vrasja e gazetarit saudit më 2 tetor në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Në audion që disponon qeveria turke ku është regjistruar e gjithë vrasja makabre e Khashoggi, dëgjohet momenti kur njeri nga personat thonë: ?Unë di si ta pres?. Erdogan ia ka dorëzuar audio regjistrimin autoriteteve amerikane, e përfaqësuesve te disa vendeve të Bashkimit Europian. ?Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Kanada, të gjithë e dëgjojnë ? një njeri e thotë qartë ?Unë e di se si ta pres?. Ky njeri është një ushtar. Këto janë të gjitha në regjistrimet audio?, tha Erdogan. Gjatë një fjalimi në Stamboll presidenti theksoi më tej se në çastet e fundit të vdekjes, Khashoggi iu tha vrasësve të tij: ?Unë nuk marr dot frymë?. Por kreu i shtetit turk ndërkohë kritikoi heshtjen e disa vendeve lidhur me vrasjen, ndërsa vlerësoi masën e Senatit Amerikan të enjten për të miratuar një rezolutë që dënon princin e kurorës të mbajë përgjegjësi. Gazetari Saudit Khashoggi u vra më 2 tetor pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë dokumente të nevojshme për martesën e tij të ardhshme. Edhe pse e mohoi në fillim Arabia Saudite pranoi se Khashoggi u vra brenda konsullatës së tij dhe trupi i tij u copëtua.