Policia e Lezhës ka goditur një rast trafikimi të lëndëve plasëse, duke arrestuar një 52-vjeçar në kuadër të operacionit të koduar "Trotyl".
I arrestuari A.N. nga Elbasani u kap duke transportuar 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit. 52-vjeçari, i cili është person i dënuar më parë, e kishte fshehur eksplozivin brenda një çante sportive. Atij iu gjet gjithashtu edhe një sasi prej 130 gram heroinë. 52-vjeçari akuzohet për trafikim të lëndëve plasëe dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.