Ora News - Godole: Realisht, Rama nuk do dialog me studentët!

2018-12-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogia Jonila Godole e ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, u shpreh se kryeministri Rama e mori në "dorë" çështjen e protestave të studentëve për t'i "nxjerrë pak jashtë fokusit" atë.

Godole: Unë nuk prisja gjë tjetër nga kryeministri dhe politika. Prisja diçka nga Ministria e Arsimit, por situatën e mori nën kontroll kryeministri dhe Ministria doli jashtë loje. Edhe pse si fillim kërkesat ishin ndaj Ministrisë së Arsimit për kushtet e konvikteve dhe më pas doli ligji i arsimit të lartë. Nuk e mendoja dot që të dilte kryeministri dhe të fliste për konviktet. Pasi u pa që protesta ishte serioze, pastaj u kalua tek një person që në komunikimin politik është më i sprovuar në mënyrë që ta nxjerrë pak jashtë fokusit protestën. Këtë e kuptoj shumë ftohtë. Sado sikur e kërkon dialogun, duket e kundërta. Pikat janë të qarta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/godole-realisht-rama-nuk-do-dialog-me-studentet

Free Traffic Exchange