Pjesa e Dyte 14 Dhjetor Sofia dhe Jakupi nga Elbasani janë prindër të 5 fëmijëve. Blerimi dhe Arturi, dy fëmijët më të rritur të familjes Carja punonin për të siguruar ato pak të mira materiale. Kryefamiljari emigronte me sezone në Greqi. Rituali i dy vëllezerve më të rritur të familjes, me shumë anëtarë ishte dalja nga shtëpia, herët në mëngjes për të shitur qese plastike, në markatën e qytetit.
Ora 12 në mesditë ishte orari kur dy vëllezërit hanin drekën për të nisur përsëri punën, deri në orën 16 të pasdites kur edhe ritakoheshin për të shkuar në banesë. Me pak të ardhura që fitonin nga tregëtimi i qeseve dhe me sakrificën që bënin për të mbajtur gjallë shumë frymë në familje, cdo ditë e tyre ishte një mundësi më shumë, për të përballuar jetesën.