Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pak pasi deputetët e Kosovës votuan krijimin e ushtrisë Zëvëndës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller solli në vëmendje qëndrimin e sekretarit Stoltenberg mbi këtë cështje.
Gottemoeller: "Sot institucionet e Kosovës kanë njoftuar miratimin e tre ligjeve të reja që iniciojnë procesin e tranzicionit të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg ka thënë: Na vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të NATO-S. Në të njëjtën kohë dua të theksoj se të gjitha palët duhet të sigurojnë që vendimi i sotëm nuk do të rrisë më tej tensione në rajon. Të gjithë aktorët politikë përgjegjës në rajon duhet të përqëndrohen në përparimin e reformave dhe dialogut".
Gottemoeller bëri me dije se NATO do të investojë 51 milion euro për modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë.
Gottemoeller: NATO është e angazhuar për sigurinë shqiptare. Ne planifikojmë të investojmë 51 mln euro për modernizimin e pajisjeve ekzistuese në bazën ajrore në Kuçovë. Ky program na ndihmon të gjithëve për të qenë më efektiv, fleksibël dhe më tepër të sigurt.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nato-e-keqardhur-me-kosoven-por-thekson-ushtria-nuk-krijon-tensione-ne-rajon