Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shpërthim eksplozivi është regjistruar pasditen e sotme në lagjen "1 Maji" të qytetit të Vlorës.
Eksplozivi është vendosur në derën e jashtme në katin e dytë të një banese.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se në banesë jetonte prej disa javësh e veja e peshkatarit Hyqmet Nexhipi, i ekzekutuar me armë zjarri automatike në janar të vitit 2016.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes
Forcat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur shpërthimin dhe për të identifikuar autorin/ët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shperthim-ne-nje-banese-ne-vlore