Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Grabitet makina që transferonte paratë e Drejtorisë se Përgjithëshme të Transportit Rrugorë në Durrës. Bëhet fjalë për një grabitje me armë, ku autorët kanë mundur të marrin nën kërcënimin e armëve rreth 7.5 milionë lekë të rinj, para të cilat ishin duke u transportuar nga një firmë private sigurie nga ?DPSHTRR? në drejtim të një banke të nivelit të dytë.
Sipas Policisë, ngjarja është regjistruar pasditen e sotme (14 dhjetor) në lagjen 14 të qytetit bregdetar, e njohur si lagjia 'Shkozet', pak metra larg nga DPSHTRR.
Mjeti i blinduar i kompanisë private shoqërohej nga dy efektivë të armatosur. Sulmi ndaj tyre ka ndodhur në momentin që kanë ndaluara para filialit të bankës për të bërë dorëzimin e parave. Në këtë moment, dy persona të maskuar dhe të armatosur të cilët i kanë thënë rojeve private: ?hidhni armët dhe mos bëni asnjë lëvizje pasi do tu qëllojmë?.
Efektivët e kompanisë private të sigurimit janë gjëndur të papërgatitur dhe nuk kanë bërë rezistencë.
Autorët pasi kanë marrë paratë janë larguar me një makinë tip Benz në drejtim të Shijakut. Efektivët e policisë privatë që kryenin transportin e parave lajmëruan menjëherë qendrën e tyre dhe nga aty informohet edhe policia e shtetit, e cila u vu menjëherë në lëvizje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mos-beni-asnje-levizje-se-do-qellojme-si-u-vodhen-75-mln-leket-e-drejtorise-se-transporteve-durres