Vlorë/Bashkëshorti iu vra para tre vitesh, tritol banesës të së vesë së biznesmenit në lagjen 'Çole'

2018-12-14 1

VLORË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në katin e dytë të një apartamenti në lagjen Çole të Vlorës. Lënda eksplozive është vendosur në banesën e marrë me qira nga Teuta Prifti, e veja e biznesmenit 53-vjeçar Hyqmet Nexhipi, i cili u vra para tre vitesh në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Sipas policisë, sasia e tritolit ishte vendosur jashtë derës së apartamentit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Burime policore nuk e përjashtojnë mundësinë që vendosja e tritolit në banesën ku jetonte përkohësisht Teuta Prifti, të ketë lidhje pikërisht me vrasjen e bashkëshortit të saj Hyqmet Nexhipi.

Ai u gjend i vrarë në makinën e tij Honda në rrugën "Transballkanike" mëngjesin e datës 23 janar ndërsa në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja automatiku.