Dy persona kanë humbur jetën nga dy aksidente mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë dhe në Tiranë. Rreth orës 18:00 një 59-vjeçar është aksidentuar për vdekje pasi është përplasur nga një automjet në Fushë-Krujë. Mësohet se viktima është Gëzim Kaziu nga Tapiza.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit tip ?BMW?, me të cilin po udhëtonte dhe për pasojë ka përplasur këmbësorin i cili ka humbuar jetën. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar lehtë edhe drejtuesi, pasi makina përfundoi në kanal.
Ndërkohë që rreth orës 18:40 në rrugën ?28 nëntori? në qendër të Tiranës u shënua një tjetër aksident me vdekje. Mjeti me targë TR9313M i drejtuar nga një grua ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor ende të paidentifikuar.
Policia njofton se 'me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit'. Këtë vit kanë humbur jetën dhe janë plagosur shumë persona nga aksidentet, që regjistrohen thuajse cdo ditë në Shqipëri.