Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkimi Europian ka kërkuar më shumë efektivitet nga gjykatat në vend dhe më shumë angazhim për konfiskimin e pasurive të krimit. nisuar nga përhapja e këtij fenomeni Kontrolli i Lartë i Shtetit ka propozuar ngritjen e një Agjensie Kombëtare Antikorrupsion. Ndërkohë sipas anketave të realizuara nga Institucioni Demokraci dhe Ndërmjetësim 90% e qytetarëve e pranojnë të përhapur këtë fenomen dhe të vështirë për tu luftuar.
Tirane- Bashkimi Europian ka bërë apel për forcimin e hetimit financiar dhe më shumë angazhim në konfiskimin e pasurive të krimit. Në një konfernecë anti-korrupsion shefi i bashkëpunimit të BE u shpreh se institucionet shqiptare duhet të forcojnë luftën ndaj korrupsionit.
Maroi Mariani, Shef i Bashkëpunimit BE: "Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor është me rëndësi në kuadër të reformës në drejtësi. Shqipëria duhet të vijojë luftën anti-korrupsion dhe për këtë duhet të angazhohen të gjitha institucionet. Ndërkohë me rëndësi mbetet forcimi i hëtimit financiar e sidomos duhet një angazhim për konfiskimin e pasurive të krimit."
Kontrolli i Lartë i Shtetit ndërkohë rekomandoi që të krihet një agjensi Kombëtare antikorrupsion e cila do të meret me këtë çështje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shqiperia-duhet-te-vijoj-luften-anti-korrupsion