Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sherr me tone të larta dhe një fjalor pa etikë nga ana e rektorit të Universitetit Bujqësor është e gjithë ajo çka solli më pas masën ndëshkimore për pedagogun e këtij universiteti Dardan Shehdula.
Ora News ka siguruar audion e bisedës së tensionuar, ku pedagogut Shehdulla i thuhet hapur nga rektori se përse kishte shprehur mendimet e tij në facebookun e ish-zv/ministrit Taulant Muka, duke zbuluar se shkaku i përjashtimit të tij ishte pikërisht ky koment dhe jo fakti se nuk kishte marrë leje për tu larguar për një konferencë në Gjermani.
Musabelliu: Nuk të dëgjoj hiq. Ty të kam dëgjuar me dy veprimet e tua. Ke ikur pa leje dhe ato palaçollëqet me Taulantin dhe të tjerë.
Shehdula: Nuk janë palaçollëqe, janë ato që mendoj. Është opinioni im.
Musabelliu: Të lutem Zt. Dekan, unë nuk mund ta di se si mund të ikë një punonjës largohet nga puna pa leje. Që nga ky moment nëse vendimmarrja do të ishte në dorën time, ky nuk mund të jetë anëtar i universitetit.
Në audio dëgjohen qartë edhe kritikat e ashpra që pedagogu ka për mënyrën se si bëhet mësimi. Studentët ikin rrugëve të bëjnë praktikat, shprehet pedagogu, ndërsa rektori acarohet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbardhet-sherri-ne-universitetin-bujqesor-mes-rektorit-dhe-pedagogut