KORÇË- Qytetarët e Devollit janë ngritur sërish në protest.
Bëhet fjalë për qindra qytetarë, biznese të vogla, fermerë po mbajnë të bllokuar aksin kryesor që lidh qytetin e Bilishtit me Korçën.
Protestuesit kërkojnë uljen e çmimit të naftës, atë të energjisë elektrike dhe ndihmë për fermerët e njohur të kësaj zone.