http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deputeti I PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me opinionin e dhënë nga Komisioni i Venecias për vetting-un në politikë.Në një postim në ?Facebook?, Bylykbashi deklaroi se Komisioni i Venecias konfirmoi kauzën e drejtë dhe legjitime të PD dhe opzoitës shqiptare për vetting-un në politikë.Sipas Bylykbashit, Komisioni I Venecias në opinionin e dërguar I bënë thirrje mazhorancës që të ulet në dialog konstruktiv me opozitën për miratimin e amendamenteve kushtetuese të vetting-ut.?Nga Venecia vjen lajm i mire per shqiptaret dhe i keq per politikanet mafioze?. Komisioni i Venecias konfirmoi sot kauzen e drejte dhe legjitime te Partise Demokratike dhe Opozites shqiptare per vetingun politikaneve te lidhur me krimin e organizuar. ?Opinioni i miratuar sot nga Komisioni i Venecias percaktoi guiden e detajuar per miratimin perfundimtar nga Parlamenti te amendamenteve kushtetuese dhe ligjin e detajuar qe, ashtu si Dekriminalizimi, do te duhet te largoje politikanet e lidhur me Mafian. Komisioni i Venecias i ben thirrje mazhorances te ulet ne dialog konstruktiv me Opoziten per miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe ligjit sipas udhezimeve te Komisionit dhe shprehu gatishmerine per te asistuar me tej ne perfundimin e ketij procesi.??