DURRËS- Partia Demokratike ka organizuar protestat e radhës në rrethe. Protesta janë zhvilluar në qytetin e Durrësit, Beratit, Shkodrës dhe në Rrogozhinë. Gjatë protestës së zhvilluar në autostradën Tiranë-Durrës, u bllokuan të dyja akset e autostradës për rreth 30 minuta dhe duke paralizuar trafikun në këtë artierie të rëndësihme të qarkullimit rrugor dhe aktivitetit ekonomik.
Ndryshe nga ditët e tjera, ditën e sotme në qytetet e Korçës, Lezhës, Kavajës, Kurbinit dhe Vlorës nuk kanë dalë në protestës. Prej katër ditësh të mbështetur nga Partia Demokratike, banorët e këtyre qyteteve janë ngritur në protestë kundër çmimit të lartë të karburanteve, mungesës së tregut dhe në mbështetje të studentëve në Tiranë.