Meta kthen 'Buxhetin': Reflektoni kërkesat e studentëve. Rama: Vendimi pas propozimeve të LSI

2018-12-13 1

TIRANE - Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend dekretin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2019. Njoftimi është publikuar në faqen e Presidencës. Në njoftim thuhet se shkak për kthimin e dekretit nga Meta janë bërë kërkesat e studentëve të cilët duan rritje të buxhetit për arsimin vitin e ardhshëm, ndërsa prej 10 ditësh ndodhen në protestë. Një nga kërkesat e studentëve është pikërisht rritja e buxhetit për arsimin në 5% të GDP-së me qëllim përmirësimin e kushteve në infrastrukturën universitare dhe atë akomoduese. Sipas Metës, kërkesat e studentëve janë vlerësuar nga politika si të drejta, legjitime dhe të realizueshme dhe për rrjedhojë ai i ka dhënë një shans të dytë Kuvendit dhe maxhorancës për të rishikuar buxhetin dhe reflektuar në të pretendimet e studentëve.

Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur ?Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 ?Për buxhetin e vitit 2019?, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.

Njoftimi i Presidencë