Ora News - Prapaskenat e procedimit te studenteve të protestës

2018-12-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka mohuar që policia e shtetit të ketë proceduar penalisht pedagogët dhe studentët pjesëmarrës në protestat e mbajtura javën e fundit në Tiranë.

Gjatë fjalës në Parlament, Lleshi tha se ka pyetur në policinë e shtetit dhe zyrtarisht e mohoi nisjen e procedimit.

I kam kërkuar Policisë së Shtetit informacione të detajuara rreth kësaj ndërhyrjeje, rreth këtij procedimi dhe për befasinë time të madhe rezulton që lajmi është plotësisht i pavërtetë. Dje nuk ka patur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit. Është lehtësisht e provueshme kjo, në qoftë se dikush do kishte marrë mundimin të interesohej pranë organeve të Prokurorisë apo përmes avokatëve përkatës. Pra edhe njëherë e përsëris, më shumë për opinion publik: Nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit, të zhvilluara në Tiranë apo në qarqet e tjera të vendit.

Por ky qëndrim i ministrit të Brendshëm duket krejt tjetër nga deklaratat e Policisë së Shtetit e cila zyrtarisht dy ditë më parë, njoftonte se gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera të vendit, punonjësit dhe strukturat janë angazhuar në një vëllim të shtuar shërbimesh.

Në deklaratë thuhet se Policia e Shtetit ka filluar procedime në bazë të ligjit për raste të shkëputura personash, të cilët e kanë cenuar qartazi atë, kryesisht në formën e bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike.

Ndërkohë në një komunikatë të brendshme të policisë, thuhet se më datë 11 dhjetor 2018 janë referuar në prokurori materialet për 25 persona, përfshirë edhe pedagogun edmont tupja dhe artistin Robert Aliaj si dhe 23 studentë. Në këtë komunikatë, jepen detaje për 25 personat e proceduar përfshirë edhe datëlindjen dhe atësinë e tyre.

Policia thekson se procedimi për këta shtetas, ka nisur pasi tek sheshi ?Nënë Tereza?, në rrugën ?Muhamed Gjollesha?, e më pas në rrugën e ?Durrësit?, para Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, duke hedhur sende të forta në oborrin e insitucionit. Në këtë dokument thuhet se policia po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën tek sheshi ?Rilindja? pasi janë të fotografuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sander-lleshi-procedimi-penal-studentet-e-profesor-tupen-fake-news