Rihapet gara per lotin 1 te Unazes se Madhe

2018-12-13 1

Pas dështimit të kontratës mes bashkimit të kompanive "Biba X" dhe "DH Albania" për shkak të skandalit të falsifikimit të dokumenteve nga ana e firmës mëmë të 'DH Albania', 'Dunwell Haberman', Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur garën për lotin e parë të segmentit të Unazës së Madhe.

Këtë të enjte ARRSH ka dërguar kërkesën në Agjencinë e Prokurimit Publik për të tenderuar nga e para segmentin, ku vlera e të cilit mbetet e pandryshuar, 2.24 miliardë Lekë, ose 18.8 milionë Euro.

Ofertat do të hapen më 14 Janar, ndërsa punimet për këtë rrugë pritet të përfundojnë pas dy vjetësh.

Qeveria është detyruar të rinisë dhe njëherë garën pas mashtrimit me dokumente që bëri kompania "DH Albania", e përfaqësuar në Shqipëri nga 26-vjeçari Avdjol Dobi. Firma dorëzoi në Shqipëri bilance të falsifikuara të tre viteve të fundit, kur në fakt ishte krijuar më 25 Qershor të këtij viti, si dhe një dokument të Sekretarit të Shtetit të Delaëare në SHBA se nuk kishte detyrime.

Tashmë sfidë e autoriteteve shqiptare është arkëtimi i garancisë së lënë nga kjo kompani, në vlerën 4 milionë Euro, si për kontratën 18.8 milionë Euro të Unazës së Madhe edhe për atë të tenderit të fituar në muajin Shtator për linjën 220 kilovolt Burrel ? Peshkopi.

Tv Klan