Meta kthen buxhetin ne Kuvend

2018-12-13 0

Presidenti i Republikës ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për buxhetin e shtetit, një vendim i paprecedentë në historinë e 28 viteve pluralizëm.

Argumenti që sjell Presidenti lidhet me kërkesat e studentëve që kërkojnë rritje të buxhetit për arsimin.

Fakti që të gjithë aktorët politikë i mbështesin kërkesat e tyre, për Presidentin është e udhës që ato të reflektohen në buxhetin për vitin e ardhshëm.

"SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur ?Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 ?Për buxhetin e vitit 2019?, me qëllim rishqyrtimin e ti".

Kryeministri Rama reagoi pa vonesë duke e ironizuar vendimin e kreut të shtetit dhe duke e lidhur drejtpërdrejtë atë me kërkesat e propozuara në Kuvend nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që drejtohet nga bashkëshortja e Presidentit.

"Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi! Vazhdon papushim e në çdo formë, presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër dialogut miq! Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes".

Zëdhënësi i Presidentit Meta, reagoi pas postimit të Kryeministrit, duke thënë se buxheti u kthye pasi ishte kryetari i grupit parlamentar socialist që deklaroi në Kuvend se nuk mund ta ndryshonte buxhetin, për shkak se ai ishte dërguar për dekretim në Presidencë. Nuk dihet hapi i radhës i shumicës, që duket se ashtu si dhe opinionin publik, e ka zënë në befasi ky vendim i Presidentit të Republikës.

Free Traffic Exchange