Vrasja e shqiptarit në Greqi, dyshime për larje hesapesh - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-13 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja e shqiptarit në Athinë mbrëmjen e të mërkurës.Sipas medias greke zougla.gr, viktima ishte 44 vjeç dhe u qëllua nga dy persona.44 vjeçari shqiptar, ndodhej në një lokal në rrugën ?Kriti 23?, kur u qëllua me breshëri automatiku nga dy persona me motoçikletë.Shtetasi shqiptar identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, mori plumba në kokë e në gjoks.Policia greke thotë se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave të prostitucionit dhe drogës, që operojnë në zonën ku u vra shqiptari.Rruga ?Kritis 23? njihet si një nga zonat më famëkeqe të kryeqytetit grek.