Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe duket se është revoltuar pas gjestit të deputetit të PD-së, Luçiano Boçi, i cili i hodhi letra fytyrës kryeministrit Edi Rama pasi u bë e ditur se dy amendamentet e LSI për studentët nuk janë përfshirë në rendin e ditës së punimeve të Kuvendit.
Ai është drejtuar menjëherë Boçit, duke i thënë: "E harrove atë shoqen tënde me korrupsion që ta arrestoi Prokuroria?"
Deputeti demokrat hodhi në drejtim të Ramës letra ku gjendej ligji i Arsimit të Lartë, për të treguar kështu se forca e tij politike i mbështet plotësisht studentët në kauzën e tyre.