Ora News - Nikolla: Studentët kanë të drejtë, gati të marr përgjegjësitë

2018-12-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E enjta e sotme në Kuvend nuk ishte nga ditët më të mira për Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, emri i së cilës ka qenë kryefjalë e protestës studentore prej 9 ditësh me radhë.

Me zërin që i dridhej dhe gati e përlotur ajo tha se do të kishte qenë më e lehtë të administronte atë çfarë gjeti në arsim, por zgjodhi të ishte në krye të reformës që sipas saj solli një erë të re në arsim, por që marrja e fryteve kërkon kohë.
Megjithatë Nikolla u dha të drejtë studentëve në kërkesat e tyre, duke deklaruar se është e gatshme të marrë çdo përgjegjësi.
Lindita Nikolla: Në këto 5 vite mbyllëm 22 Universitete dhe hoqëm nga tregu dhjetëra dhe mijëra diploma pa vlerë. Por koha do të flasë. Akredituam ndërkombëtarësisht për herë të parë të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend.

Studentët kanë të drejtë. A është problemi i arsimit tonë të lartë çmimi i dijes apo vetë cilësia me të cilën dija jepet? Ligji i ri ka krijuar kushte për një erë të re në arsimin e lartë, por ligji duhet zbatuar dhe kërkon kohë. Sot me studentët në protestë gjithkush ka të drejtë të tregojë gishtin, askush ndoshta nuk do të dëshironte të ishte në vendin tim.

"Lindita Nikolla dil Nga Ministra, të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria" . Unë dola.

Po, studentet kanë të drejtë por ftesa për të zhvilluar një betejë më të vështirë është drejt tyre sot duke parë të vërtetën në sy përmes një dialogu për të transformuar cilësitë. Unë e gatshme të marr të gjithë përgjegjësinë

LIVE/ Studentët tek Kuvendi: Nuk lëvizim që aty! Ne nuk kemi frikë!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nikolla-studentet-kane-te-drejte-gati-te-marr-pergjegjesit