Rama: Zgjidhja për studentët nuk vjen nga doktoreshë Monika Kryemadhi, rrëzohen amendamentet e LSI

2018-12-13 0

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar amendamentet e LSI-së për çështjen e studentëve. Rama tha sot në seancën plenare se protesta ishte një mësim për qeverinë. Kryeministri ironizoi kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe tha se kjo e fundit, me ndryshimet që do bëhen në arsim, do ngelet pa titullin e doktoraturës, por vetëm me cizme në dorë. ?Juve ju kanë nxjerrë jashtë. E ndikuat protestën të maskuar. Tani, për të mos humbur kohë, së pari janë formuar organet e drejtësisë së re. përsa i përket propozimeve tuaja, janë të refuzuara. Janë propozime të bëra për të mos u bërë kurrë. Protesta i dha një shuplakë qeverisë, protesta i dha një grusht opozitës dhe i dha një shpresë shoqërisë. Doktoresha Monika, profesor Qorri, nuk sjellin zgjidhje. Duan të nxjerrin gështenjat nga zjarri me studentët. Qeveria e ka zgjidhjen. Doktoresha do jetë pa uniformë doktori dhe do ngelet me çizme.?-tha Rama.