Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vala e protestave të dhjetorit vijon të përhapet në të gjithë vendin.
Minatorët e Bulqizës zbritën në rrugë me një ultimatum për qeverinë.
Përmirësim i kushteve të punës dhe miratim i statusit të minatorit brenda vitit ose në të kundërt ata do të futen në Grevë Urie.
Nën këtë pankartë që i përmbledh të gjitha kërkesat e këtij komuniteti, minatorët e familjarë marshuan nëpër qytetin me pasuri nëntokë e të varfër mbi të.
Çmimi i lartë i naftës, taksave, papunësia dhe mbështetja për studentët nxorri në protestë banorët e Fushë Krujës. Ata bllokuan rrugën nga Miloti drejt Tiranës.
Me jelekë të vërdhë e me pankarta goditëse, banorët e Lushnjes bllokuan për rreth një orë rrugën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Plugut.
Çmimi i naftës dhe mungesa e tregut për prodhimet bujqësore thanë se i prekin direkt, ashtu si edhe ajo e studentëve.
Për të tretën natë me radhë, masiv ishte protesta e qytetarëve të Shkodrës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protesta-ne-shkoder-dhe-lushnje-kunder-cmimit-te-naftes