Qytetarë të mbështetur nga Partia Demokratike, protestuan pasditen e sotme në Shkodër për uljen e çmimit të karburantit dhe për ekzistencën e një tregu për prodhimet bujqësore vendase. Teksa në shenjë revolte kanë bllokuar rrugët kryesore, një qytetar ka tërhequr vëmendjen e protestuesve duke thirrur ?Rroftë Edi Rama!?
Teksa bëri të ditur se nuk ishte protestues, u shpreh se Shkodra ka nevojë për një ndryshim që duhet të fillojë që nga Bashkia. "Edi Rama s?duhet të ikë kurrë edhe 70 vjet. S?ka për të ikur kurrë e s?do të ikë kurrë. Edi Rama u bëftë 100 vjeç dhe me shnet! Faleminderit prej jush!?, tha më tej qytetari.
Protestat përkundrejt uljes së çmimit të karburantit dhe për ekzistencën e një tregu për prodhimet bujqësore vendase, po zhvillohen edhe në Fushë-Krujë e Lushnje.