Zgjedhjet në KLGJ, ja kush janë dy antarët e parë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-12 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dy fituesit e parë të Këshillin e Lartë Gjyqësor janë Dritan Hallunaj dhe Brunilda Kadi.Këto janë dy fituesit e parë për këtë institucion dhe të dy vijnë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.Ndërkohë në garë për 6 vende në KLP janë 10 gjyqtarë. Ndërsa të martën janë përzgjedhur 6 anëtarët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e prokurorëve, duke përmbyllur kështu formatimin e këtij institucioni me 11 anëtarë, 5 prej të cilëve janë përzgjedhur më herët nga radhët e shoqërisë civile.Pritet që krijimi i këtyre dy institucioneve të krijojë struktura antikorrupsion e njohur shkurt si SPAK, e cila synon të paktën në letra të luftojë korrupsionin në nivelin e lartë politik.