http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë ?DH Albania? për dy vepra penale, ?Falsifikim dokumentash? dhe ?mashtrim?.Në kallzimin e ARRSH thuhet se kompania ?DH Albania? në kushtet e mashtrimit ka paraqitur dokumente të rreme në lidhje me të dhënat e shoqërisë mëmë Dunwell Haberman në SHBA, si aktin e themelimit dorëzuar në OKB shqiptare ku pretendon se është 25 qershor i 2018 dhe dokumente të tjera, referuar shkresës së ardhur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.Ndër të tjera në padinë e ARRSH, thuhet se institucioni i tyre është gjendur në kushtet e mashtrimit dhe falsifikimit të qartë të dokumenteve, veprime që dëmtojnë imazhin e institucionit dhe buxhetit të shtetit. Ata kanë kërkuar hetim të kompanisë dhe vendosjen e personave përgjegjës përballë përgjegjësive ligjore.