Gjenerali i NATO s, Fogo Koha që Maqedonia të anëtarësohet në NATO

2018-12-12 0

Komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, Xhejms Fogo thotë se ka ardhur koha që Maqedonia të anëtarësohet në NATO. Pas takimit me Ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, Fogo tha se NATO vlerëson progresin që ka bërë vendi dhe shpreson që së shpejti të jetë anëtarja e 30-të. Shekerinska mes tjerash u shpreh e bindur se anëtarësimi në NATO së shpejti do të bëhet realitet.