Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pikat e basteve sportive në qytetin e Lezhës po mbyllen masivisht me afrimin e 31 dhjetorit që është afati i fundit për kyçjen e këtyre bizneseve. Në pjesën më të madhe të ambienteve që ushtronin këtë aktivitete, tashmë janë vendosur tabelat "jepet me qira".
Pas këtyre qepenave të mbyllura në qytetin e Lezhës, deri pak ditë më parë zhvillonte aktivitet një pikë bastesh sportive.
Prej ditesh ka nisur mbyllja masive e basteve sportive, ndërsa kazinot elektronike duket se po shfrytëzojnë edhe këto ditë të fundit që ju kanë ngelur.
Disa pika bastesh madje kanë hequr edhe çdo tabelë apo logo që ishte e vendosur tek biznesi i tyre.
Jashtë kameras pronarët thonë se janë të detyruar t?i mbyllin bizneset në mënyrë që mos të vazhdojnë të paguajnë taksa, pasi për ta ka kosto dhe humbje të mëdha.
Edhe agjencitë imobiliare bëjnë të ditur se ambiente që deri më tani shërbenin si pika bastesh dhe lotosh, janë bërë pjesë e listës së ambienteve të lira që lëshohen me qira.
Sipas ligjit të miratuar nga qeveria Rama, duke nisur nga data 31 dhjetor 2018, do të pushojnë së funksionuari të gjitha pikat e basteve dhe kazinove elektronike në vendin tonë.
Por nga ana tjetër, ky vendim do të nxjerrë të papunë punonjësit e këtyre aktiviteteve dhe kjo sipas tyre ka ndikim negativ në ekonominë e shumë familjeve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kycen-bastet-ne-lezhe-shtohen-ambientet-me-tabelen-jepet-me-qira