Studentët: Protesta duhet të ketë një drejtues,ja tre arsyet pse refuzojmë dialogun me Ramën

2018-12-11 0

Protesta e studentëve është tema diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix, ndërsa të ftuar janë dy studentë, analisti Ilir Kalemaj dhe drejtori i Arkivave, Ardit Bido. Studenti Altin Metalla u shpreh se ka ardhur momenti që protesta duhet të ketë një drejtues për të organizuar tubimet, por jo që të negociojë me qeverinë.

?Kemi 7 ditë që po dalim, por nuk ka pasur asnjë incident. Protesta nuk ka përfaqësues, janë të gjithë të barabartë. Studentët kanë frikë. Disa kanë frikë ta quajnë politike. Kauza jonë është politike, jo partiake. Studentët e Elbasanit nuk janë lejuar nga policia për të ardhur në Tiranë. Ky është një vendim politik. Nga universiteti i Durrësit dhe gjimnazistë nga Tirana ishin goxha. Personalisht mendoj që protesta duhet të ketë një drejtues. Jo ti japim përgjegjësi të mëdha, por jo të negociojë?tha Altin Metalla.

Ndërsa Mario Mesturi shpjegoi tre arsyet se përse refuzojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama. ?Arsyeja e parë është se kushdo që do të lexojë ato pika duket se nuk po kërkojmë luks, por kushte jetese në konvikte, arsim cilësor, kërkime shkencore. Kjo është arsyeja e parë që na duket normale. Arsyeja e dytë është që; sa më shumë qeveria linte pa miratuar kërkesat hapej vizioni. Në kërkojmë një vizion, një Shqipëri më të mirë. Me pedagogë më të mirë, një treg pune dhe jo që shumica e studentëve që mbarojnë tani të shkojnë në Gjermani.

Ne jemi aq të zhgënjyer sa nuk kemi besim te njëri tjetri. Duket si funksionon cdo gjë në Shqipëri edhe nëse do të dërgojmë 10 veta kemi frikë se do të manipulohen. Pika e tretë është që disa studentë kanë frikë të protestojnë te kryeministria. Mund të ketë ndonjë provokim që mund të shpërthejë në dhunë?tha ai.

Me gjithë akuzat për ligjin e arsimit të lartë dhe protestës para Ministrisë së Arsimit, studentët nuk kërkojnë dorëheqjen e Lindita Nikollës, por cila është arsyeja? ?Ministrja e Arsimit komandohet nga një kryeministër. Ajo bën çfarë thotë kryeministri? tha Altin Metalla. Ndërsa Mario Mesturi tregon si iu bashkua protestës.

?Ne jemi viti i pestë, nuk kemi asnjë provim të mbartur, ne u ngritëm, pasi po shikonim se kjo që po ndodh nuk është e drejtë, u ngritëm në mbështetje të studentëve të tjerë dhe për një të ardhme më të mirë. Mendimi im ishte që sot që ishte lënë një ultimatum, të ishte protestuar para qeverisë ose parlamentit, pasi VKM e parë dhe reformën në arsim i ka bërë kjo qeveri. Ja edhe sikur të bëjmë vettingun në arsim, po kur të dalim nga shkolla si do të futemi në tregun e punës?.

Për Ardit Bidon ky është rasti më i mirë për të bërë vettingun e pedagogëve. ?Nuk duhet të humbasim shansin për të bërë një vetting për pedagogët. Edhe ne jemi pjesë e dhunimit të gjithë, se nuk jemi ngritur, disa i kemi miq, kemi marrëdhënie personale dhe na thonë bukëshkalë. Jam gati të them ca emra, por do të thonë po ky çfarë pati? Të gjithë i dimë. Nëse do të flas me emra, ai do të thotë po ky çfarë pati me mua? Arsyeja tjetër është që do të thonë se e ka nga inati. K...