http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe pse u duk si një fitore e ?jelekëve të verdhë?, masat e reja të presidentit francez Emanuel Macron, duket se nuk do t?i ndalin protestat në Francë.Përfaqësues të opozitës akuzojnë presidentin Macron se nga paketa e prezantuar mbrëmjen e së hënës, përfitojnë vetëm të pasurit, ndaj dhe i bëjnë thirrje protestuesve të dalin në sheshe edhe të shtunën e ardhshme.Sipas tyre premtimi i kreut te shtetit për rritje të pagës minimale me 100 euro, nuk do të ndikojë në të mirën e popullsisë.Sipas sondazheve 54% e popullsisë besojnë se ?jelekët e verdhë? e arritën qëllimin e tyre, dhe dëshirojnë të ndalojë tubimet, ndërsa pjesa tjetër mendon se masat e Macron janë jo bindëse.Po ashtu, masat do t?i kushtojnë rreth 8-10 miliardë euro buxhetit të vendit.Mbrëmë, Macron në një fjalim drejtuar kombit, që sipas mediave21 milionë francezë ndoqën live fjalimin e tij, njoftoi rritjet e pagave për punëtorët më të varfër dhe shkurtimet e taksave për pensionistët.Franca është përballur 4 javët e fundit me një valë protestash të dhunshme, që nisën si demonstrata paqësore kundër rritjes së çmimit të karburanteve.