SHBA konfirmon: Dokumentet e “DH Albania”, te falsifikuara

2018-12-11 2

Damian Gjiknuri: "Nëse vërtetohet qoftë edhe një lidhje apo përgjegjësi e vetme e imja me aferën e tenderit jap dorëheqjen"!

Skandali me kompaninë që ka fituar dy tendera me vlerë 30 milionë Euro nga dy institucione që varen nga ministri i Infrastruktrës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, Autoriteti Rrugor dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit, është vërtetuar se ka marrë përmasa ndërkombëtare. Kompania 'DH Albania" ka falsifikuar dokumentat që vërtetojnë eksperiencën e saj në tregun ndërkombëtar dhe bilancet që ka dorëzuar pranë autoriteteve kontraktore që kanë dhënë tenderat, por po ashtu edhe firmën e Sekretarit të Shtetit të Delaware Jeffrey W. Bullock.

Kjo është përgjigjia që autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë sjellë zyrtarisht qeverisë shqiptare.

Ministri Damian Gjiknuri kërkoi që autoritetet hetimore të gjejnë se kush fshihet pas kësaj afere mashtrimi, por hoqi nga përgjegjësia autoritetet publike që ka dhënë tendera duke thënë se ligji nuk i detyron që të verifikojnë vërtetësinë e dokumentave.

Pas këtij konfirmimi, qeveria ka vendosur prishjen në mënyrë të njeanshme të dy kontratave, do të arkëtojnë garancinë e lënë nga kompania dhe do të rihapin garën për të dy projektet.

"Rezulton nga institucionet amerikane se një pjesë e dokumentacionit të paraqitur nga kompania "DH Albania" nuk është e saktë, është e falsifikuar. Një pjesë e informacionit nuk ekzistonte në regjistrat kombëtar. Pas marrjes së këtij konfirmimi nga SHBA, ARRSH ka zgjidhur kontratën dhe do fillojë procedurat e sekuestrmit të garancisë së kontratës. Materialet e ardhura nga SHBA do t'i referohen Prokurorisë Shqiptare, e cila tashmë ka hapur një hetim. Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe OST, ku kjo kompani ka tenderuar në një tender. Nuk rezulton të jetë shkaktuar asnjë dëm financiar buxhetit të shtetit pasi kontratat nuk kanë filluar të zbatohen".

Por kush fshihet pas këtij skandali? Ministri ka dyshimet e tij, por nuk jep detaje.

Vetë ministri Gjiknukri tha se ka kërkuar ndryshime ligjore, ku çdo insitucion përpara se të lidhë kontratën të kërkojë verifikim të dokumentave, ndërsa pranoi se negocimi i kontratave mes autoriteteve dhe firmës DH është bërë me përfaqësuesin ligjor, 26- vjeçarin Avdjol Dobi.

Damian Gjiknuri mohoi që të ketë qenë në Delaëare gjatë ditëve kur është regjistruar kompania, edhe pse ka qenë në një vizitë zyrtare në SHBA, si garanci për akuzat e bëra ndaj tij ai kërkoi që qytetarët të besojnë rezultatet e hetimeve që po zhvillohen në kontinentin amerikan.

Kompania "DH Albania", me drejtues ish ? recepsionistin Avdjol Dobi, e ka fituar tenderin 12 milionë Euro të Operatorit të Sistemit të Transmetimit për linjën 220 kilovolt Burrel ? Peshkopi pak javë përpara se të fitonte po me dokumente të falsifikuar tenderin tjetër prej 18.8 milionë Eurosh për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe, që ka të bëjë me mbikalimin e sheshit Shqiponja. Në të dy rastet, ajo rezulton të ketë dhënë ofertë sa fondi limit i vendosur dhe...

Easy Viral Banner Traffic