Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një kamion me 5 kg e 300 gr lëndë narkotike është kapur në Portin e Durrësit.
Droga u gjet në kabinën e kamionit gjatë kontrollit të policisë.
Uniformat blu kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit me iniciale T.H., 31 vjeç, banues në Durrës dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale E.H.
"Gjatë kontrollit të ushtruar mbrëmjen e djeshme në vijën e dytë, në kabinën e një kamioni është gjetur e fshehur lëndë narkotike. Lënda narkotike e llojit marijuanë ka rezultuar në peshën 5 kg e 300 gr, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale,"-raporton policia.
Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve "në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.
Policia gjithashtu ka arrestuar në Portin e Durrësit tre shtetas të huaj me dokumenta të dyshuara të falsifikuara, të cilët po tentonin të kalonin kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme.
Në pranga ranë:
? V.E, 30 vjeç, banues në Turqi;
? S.A, 43 vjeç, banues në Turqi;
? R.A, 32 vjeçe, banuese në Filipine.
Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kapet-kamioni-me-marijuane-ne-portin-e-durresit