Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu, Rama është xhongler

2018-12-10 1

Në fjalën e tij në studio, pedagogu Edmond Tupja është shprehur se studentët nuk janë budallenj dhe se e ndjejnë që sado që universitetet janë publike, janë pjesërisht të vetë administruara. "Ka që i lënë provimet se punojnë, disa në Call Center dhe vinin të rraskapitur. Por tani studentët nuk janë më gurë shahu, ka një pakënaqësi që ka nisur në rrjetet sociale. Në fund të mandatit të parë të Ramës filloi zhgënjimi, pasi rritësh tarifat dhe të penalizosh ata që lenë provimet kjo nuk do të thotë se je dembel. Te spontaniteti i kësaj lëvizje shikoj një shenjë që diçka nuk po shkon në atdheun tonë kapitalist. Shtoj protestën për Unazës, Shkozën, Shkodrën, Kavajën, minatorët, pra po përhapet. Studentët nuk janë budallenj, e ndjejnë që sado që universitetet janë publike, janë pjesërisht të vetë administruara. Kryeministri është xhongler, por edhe demagog,"- tha Tupja.