Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Profesori dhe akademiku Artan Fuga tha për Ora News me gazetaren Beti Njuma se rritja e tarifave për studentët është si pasojë e keqmenaxhimit të financave nga Universitetet. Ai tha se vetëm duke kursyer shpenzimet që bëhen pa kriter nga bordet, tarifat për studentët mund të përgjysmohen, ndërsa tha se duhet të shkarkohen bordet dhe administratorët.
Artan Fuga: Problemin e tarifave nuk e kanë dekanët dhe nuk e kanë rektorët. E kanë bordet dhe administratorët. Gjëja e parë, shkarko ata, nesër fillojmë tjetrën. Nëse bëhet fjalë për përgjysminin e tarifave unë do të them këtë: Kam bërë një llogari, vetëm duke kursyer mbi shpenzimet që vijnë si rezultat i keqadministrimit të rëndë të Universiteteve mund të përgjysmohen tarifat pa frikë. Vetëm duke krusyer shpenzimet e jashtëzakonshme që bëhen pa kriter dhe pa llogari nga këto borde që janë përgjegjës për të gjithë krizën financiare dhe për atë që universitetet shqiptare e kanë futur mu në xhep të studentëve për të marrë paratë e shqiptarëve dhe për të mos i dhënë produktin që duhet. Kjo pse vjen? Vjen sepse menaxhohen keq. Pse menaxhohen keq? Sepse sistemi i menaxhimit është i gabuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/propozimi-i-profesor-artan-fuges-ja-si-pergjysmohen-tarifat-studentet