Pa Gjurmë –Bashkëshorti ofron 5 milion lekë për gjetjen e Liliana Tafës

2018-12-10 7

Pjesa e pare 10 Dhjetor Liliana Tafa, 56-vjeç nga fshati Zhupan i Fierit prej 5 ditësh është larguar nga shtëpia e saj. Në një lidhje direkte nga Fieri, bashkëshorti i saj, Besnik Tafa ka rrëfyer detaje lidhur me humbjen e bashkëshortes së tij.

Ai shprehet se, Liliana kishte shkuar për të hedhur mbeturinat në kosh dhe më pas ishte zhdukur pa lënë asnjë shenjë.

?Kemi kërkuar në shumë qytete por asgjë. Ju lutemi që kush e njeh dhe kush e shikon të na njoftojë. Kush e gjen ka një shpërblim prej 5 milion lekësh të vjetra,?- tha bashkëshorti i Lilianës.

Sipas Besnikut, ajo vuante nga depresioni akut, por ishte e qetë pasi mjekohej. Ai gjithashtu ka përshkruar edhe veshjen e saj për të ndihmuar personat që e shohin.

Kishte veshur tuta të zeza, bluzë vishnje, dhe shapka. Ka një nishan të zi në faqen e djathtë.

Besnik Tafa, bashkëshorti i Lilianës
Gjatë emisionit, disa persona kanë kontaktuar me redaksinë e ?Pa gjurmë? dhe janë shprehur se e kanë parë në Durrës.