Protesta, Bido: Kasta universitare duhet shporrur, studentët kanë të drejtë

2018-12-10 1

Drejtori i Arkivës së Shtetit, Ardit Bido i konsideroi plotësisht të drejta kërkesat e ngritura nga studentët të cilët kanë zhvilluar përgjatë gjithë këtyre ditëve protesta para Ministrisë së Arsimit,duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre në tetë pika, për përgjysmimin e tarifave studimore dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në univerisitete.

Teksa analizoi situatën dhe gjithë dinamikën e krijuar këto ditë në lidhje vendosmërinë e studentëve për të refuzuar çdo negociatë apo dialog pa u plotësuar më parë kërkesat e artikuluara qartë prej tyre, pedagogu Ardit Bido u shpreh në studion e Report Tv se ajo nuk në thelb qëllimi e protestës së studentëve është kundërshtimi i klikës së kastave të korruptura që veprojnë brenda univeristeteve. Sipas tij, janë këto kasta që ndër vite e kanë shkatërruar sistemin arsimor duke e kthyer atë në një sistem të kalbur dhe për këtë arsye protesta e studentëve duhet parë si një moment i artë reflektimi, për tu futur konkretisht në problemet që ka sistemin ynë arsimor.

Studentë janë në te drejtën e zotit të protëstojnë dhe është një ndër protesta më shpresëdhëne që kemi pasur gjatë gjithë këtyre viteve sepse është një protestë jo kundër njëri apo kundër tjetrit ,po se është ata janë kundër klikës ,kastave,dhe kundër shkatërrimit për atë që ndodh çdo ditë në univeristete.Ajo cfarë ndodh me protestën e studentëve është pikërisht kjo. Fakti që është tentuar të manipulohet kjo lloj proteste në 700 forma të ndryshme, i ka bërë studentët shumë brixhidë në qëndrimin e tyre bërë atë që të kërkojnë, duke konkretizojnë në vetëm tetë kërkesa çdo gjë gjë që ata e shohin si problem sistemik të univeristetev. Frika e tyre nuk është e kotë. Duke pasur frikën e politizimit partiak të kërkesës. Ai i cili është problemi thelbësor është se është moment që duhet vënë thika në palcë ,frika ndaj një sistemi të kalbëzuar. Frika e tyre nuk është e kotë. Prandaj është një moment i artë, që duhet shfrytëzuar, ky është moment që të futemi drejtpërsëdrejti tek problemet kryesore të universiteve.

Ardit Bido , pedagog