Ora News - Protesta e studentëve, Bare: Kërkesat ultimative tregon që ka një faktor politik

2018-12-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Socialiste Besnik Bare i ftuar në studion e Ora News, tha se nuk e kupton se pse studentët nuk ulen për të biseduar me qeverinë, duke shtuar se kjo e bën të mendoj se ka një instrumentalizim politik brenda tyre. Ai tha se ulen dhe dialogojnë izraelitët dhe palestinezët që kanë probleme kombëtare midis tyre.

Bare: Unë do të doja të kanalizoheshin vetëm tek protesta e studentëve sepse nëse e lidhim me protesta të tjera, të bën të mendosh se këtu ka një dirigjent politik që i sinkronizon këto dhe nuk është në favorin e studentëve.

Unë e konsideroj protestën e studentëve një faktor pozitiv për shëndetin e shoqërisë shqiptare, pavarësisht se jemi ose jo dakord me të gjitha kërkesat e tyre. Për studentët kam këshillë që të mos e komprometojnë lëvizjen e tyre.

Të thuash që unë e dua shkollën si të gjithë Evropa nuk mjafton të veshësh kostumin e kësaj kërkese. Ne duhet të shikojmë thelbin. Në një shkollë që futen 100 dhe dalin 110 nuk është shkollë. Në shkollat çeke që nuk ka tarifë për të studiues futen 140 studentë dhe dalin 43.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protesta-e-studenteve-bare-kerkesat-ultimative-tregon-qe-ka-nje-faktor-politik

Free Traffic Exchange