Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sërish sot (10 dhjetor) studentët vijuan rezistencen e tyre në ditën e gjashtë para Ministrisë së Arsimit për plotësimin e 8 kërkesave.
Protesta zgjati mbi 7 orë dhe atyre iu bashkuan dhe qytetarët. Studentët thanë se do të rikthehen sërish nesër, ditë kur do të merret edhe vendimi i vijueshmërisë së protestës nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat.
Ata kanë lënë orën 16:00 të së martës, si afatin përfundimtar kur qeveria duhet të plotësojë kushtet që kërkojnë, në të kundër bashkarisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.
Protesta e sotme nisi rreth orës 10:00, me marshimin nga Korpusi për të vijuar marshimin në bulevard së bashku me studentët e Universitetit të Arteve.
Me thirrjet: "Turp! Do dalim në rrugë me qindra e mijëra, po s'u hoq tarifa rrëzohet ministria" studentët i janë përgjigjur dhe ftesës së kryeministrit për dialog për të zgjidhur kërkesat përmes transmetimit live në facebook.
Ndërsa për Ramën "është e qartë dhe duhet ta dëgjojnë të gjithë: unë jam me çdo student që do të ishte për veten e tij aty, jo për Lulin jo për Monikën dhe jo për komshinjtë, por për veten e tij dhe shtëpinë të ardhmen dhe prindërit e tij. Jam i vetëdijshëm që dikush është në kërkim të popullit që nuk e ka nga prapa për të hedhur benzinë në një zjarr që kërkon të ndezë"
Rama bëri me faj rektorët e universiteteve për VKM, dhe disa herë u përpoq të nënvizonte se nuk kishte lidhje qeveria me tarifat dhe nëse duheshin plotësuar kërkesat duhej dialog pasi qeveria nuk mund të ndërhynte pasi vendimmarrja ishte e Universiteve të cilat janë autonome.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dhjetori-i-dyte-vazhdon-neser-studentet-proteste-me-libra-te-mas