Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, po mban fjalën nga kryeministria ndërsa studentët vijojnë të protestojnë para MAS.
Përmes transmetimit live në facebook Rama i përgjigjet dhe pyetjeve të studentëve të cilat i shkruajnë në facebook.
Vetingu i pedagogëve?
Pse ta bëj unë.. ju në rregull jeni. Juve e keni kollaj të gjuani me shishe Lindita Nikollës kur del q ju thotë urdhëro çfarë doni por nuk keni ngritur një herë zërin kur ju kanë poshtëruar kur ju kanë thënë o merr librin tim ose nuk e merr notën. Kush ta bëjë apo ta bëj unë, jo jo unë nuk bëj asgjë për ju.
O e bëjmë bashkë o hajdeni ta bëjmë bashkë ose rrini aty. Këtë di të them unë. Unë përju bëj gjithçka nëse ju jeni gati të luftoni për veten tuaj. Jeni gati të luftoni për veten tuaj. Nëse jeni gati të jeni të zotët e vetes dhe të fatit tuaj dhe karshillëkun që bëni nëpër facebook. Sharjet, gjuhën dhe trimërinë që tregoni prapa ferrës ta tregoni me dinjitet dhe seriozitet kur një pedagog guxon tju afrohet. Hajdeni tek unë jemi më të fortë.
Ta luftojmë bashkë atë pedagogun dhe nuk ju hyn gjëmb në këmbë ose rrini aty e bëni vetingun me Lulin. Lulin e kemi profesionist të vetingut. E bëri këtë të politikanëve e mbaroi. E coi në Venecia e tani prite kur të dalë të thonë ne na dha të drejtë.
Apo me Monikën se Monika është doktore shkencash, është kokë e madhe.
Unë nuk jam doktor shkencash unë nuk kam tituj. Ai larva politike ka dalë nëpër televizore dhe ka thënë se Edi Rama ka marrë doktoraturën.. Unë nuk jam doktor vëllai. Nuk marrë doktoraturën. Unë jam thjesht një piktor shqptar që e kam pasion deri në sëmundje këtë vend.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veting-pedagogeve-rama-i-bie-tavolines-dhe-flet-me-ironi-shkoni-bejeni-me-lulin-e-moniken