Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, po mban fjalën nga kryeministria ndërsa studentët vijojnë të protestojnë para MAS.
Edi Rama: "Air Albania" nuk ka ikur është në procesin e marrjes së një sërë licencave që e bëjnë pjesë të networkut europian. Të jeni të sigurtë që asnjë nga ju nuk i pret gjërat më shumë sesa ju. Mërzitem shumë më tepër .. bëjmë tek unaza e re projektin, del një mashtrues dhe marrim ne të gjithë baltën. Unë mërzitem shumë por ça do bëjmë... Nuk ka kryeministër në botë që nuk do ti bëjë gjërat sa më shpejt.. është kollaj të jesh në opozitë ose po quhesh Luli ose Monika"
Në përfundim të fjalimit të tij prej dy orësh, Rama përsëriti edhe njëherë kërkesën drejtuar studentëve për tu ulur në dialog lidhur me kërkesat e tyre.
Shefi i qeverisë u shpreh i gatshëm për të diskutuar me ta në Kryeministri apo studio televizive, me një përjashtim. "Vetëm tek Ylli Kadriu mos më çoni" tha ai.
Rama: Mendoj se është koha për tu ulur bashkë.Unë këtu jam, nuk dua as përfaqësi me autorizime,me mandate, me letra. As përfaqësi që thotë erdhëm këtu të flasim. Hajdeni 10 studentë, 20, 100. Hajdeni ju që nuk u japin megafonin fare, u thonë jo politikë. Hajdeni këtu, ne poshtë e kemi publike, kemi sallën e Qendrës për Hapje dhe dialog. As roje, asgjë. Thoni që duam të takojmë Edi Ramën, dhe zbres dhe flasim. Pse duhet të rrini të prisni kur të vendosë Monika do të përfaqësoheni apo jo? Hajdeni këtu. Apo kur do të vendosë Arlind Qori apo Taulant Muka?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-unaza-e-re-doli-nje-mashtrues-ne-marrim-balten-air-albania-nuk-ka-ikur